Misioni 

Qendra e Gjuhës Angleze - English Language Centre, është themeluar në vitin 1992. Prej asaj kohe deri më sot, kjo Qendër vepron pandërprerë, përjashtimisht gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë (1999).

English Language Centre që nga viti 2014 është e akredituar nga Autoriteti Kombetar i Kualifikimeve (AKK)

Nga themelimi e deri më sot, në këtë Qendër janë zhvilluar shumë aktivitete në kuadër të realizimit të programit të punës së saj. Përveç organizimit të kurseve të gjuhëve të huaja, përfëmijë dhe të rritur, për të gjitha nivelet, janë organizuar shumë aktivitete të tjerapër të gjitha grupmoshat.

Mësimi i gjuhës angleze për fëmijët e moshës 6 deri në 14 vjeç është shoqëruar me zhvillim psikologjik, fizik dhegjuhësor. Mësimiështë dinamik, sfidues, konkurrues dhe argëtues. Fëmijët gradualisht me kalimin e viteve, duke përparuar prej nivelit të parë starters deri në shqyrtimin serioz në nivele të larta, fitojnë  besimin e nevojshme dhe aftësitë e nevojshme për të marrë njohuri të reja dhe motivohen për suksese te reja

Kurset e gjuhës angleze dhe gjermane për nxënësit e shkollave të mesme –Programet kanë një qasje akademike për të cilat pjesëmarrësit përgatiten dhe fitojnë njohuri për provimet përfundimtare të shkollës mesme dhe provimet  ndërkombëtare, në gjuhën angleze si gjuhë e huaj.

 Kurset për të rritur - të përgjithshme,  Pjesëmarrësit në një periudhë të shkurtër aftësohen të komunikojnë në gjuhën angleze në përputhje me nevojat e tyre profesionale. Trajtohensituatat e përditshme të përpunuara përmes dialogëve dhe frazave  të dobishme dhe të përshtatura për nivelin e secilit.

Kurset e gjuhës angleze dhe gjermane -kurset intensive

Kurse intensive janë dizajnuar për studentët të cilët posedojnë njohuri të gjuhës angleze dhe tani duan të përmirësojnë ndjeshëm aftësitë e tyre komunikuese dhe rrjedhshmëri

Kurset e Matematikës për fëmijë dhe të rritur

Që nga Shtatori 2015 ne si ELC kemi krijuar edhe departamentin e Matematikës, ku ofrojmë kurse të Matematikës me program të mirëfilltë dhe metoda evropiane, për fëmijë dhe të rritur.

Planprogrami i detajuar, mësimi i mirëfilltë dhe numri i vogël i kandidateve në grupe (më së shumti 6 kandidat) ka bërë që ky departament të zhvillohet shumë shpejt me një numër të madh të kandidateve. 

Për një çmim shumë të volitshëm, ofrojmë:

· Kurse Grupore

· Kurse Individuale

· Kurse Intensive

· Kurse për përgatitje shkollore (nga klasa e I deri ne klasën XII)

· Kurse për përgatitje të testit të semi maturës dhe testit të maturës  

· Kurse për përgatitje te provimeve pranuese në fakultet

Kurse dhe ushtrimi i gjuhës jashtë vendit  

Një mënyrë e dobishme për përmirësimin e gjuhës angleze janë udhëtimet jashtë vendit, sidomos në një vend ku gjuha amtare është gjuha angleze.

Për këtë qëllim, ELC, përveç projekteve - aktiviteteve të shumta edukativo arsimore dhe sportive me fëmijë që janë realizuar në Kosovë dhe Shqipëri, ka pasur dhe vazhdon të ketë një bashkëpunim të mirë me disa qendra arsimore dhe rinore në Evropë, varësisht nga aktiviteti gjuhësor. Në saje të këtij bashkëpunimi, janë organizuar qëndrimet e fëmijëve (çdo herë me një numër te madh te vijueseve) jashtë vendit, me qëllim të këmbimit të eksperiencave dhe për përfitim gjuhësor dhe kulturor qe nga formimi i Qendrës. 


Plan Programi Dhe Grup Moshat

Mesimi jepet ne baze te planprogramit shkollor ne baze te kushteve te caktuara nga MASHT.

Grup Moshat

  • Parashkollorë: 5-6 vjecar
  • Shkolloret: Nga Klasa e pare deri ne te 12.
  • Te rriturit.

Orari i mësimit për fëmijët parashkollorë, është 5 herë në javë nga 3 orë mësimi, me nga 5-10 min pushim midis orëve. Grupi i parë fillon prej orës 10-13, Grupi i dytë fillon prej orës 11-14 dhe grupi i tretë fillon prej orës 12,00 -15,00.

Orari i mësimit për fëmijët shkollorë është përshtatur orarit të shkollës së rregullt dhe mësimi organizohetkryesisht 3x 60 minuta në javë..Me kërkesat e grupit mund të organizohet 2x 90 minuta në javë

Orari i mësimit për të rritur i është përshtatur orarit të kërkuar. Përcaktimi për orar, fondit të orëve për mësim në grup si edhe tipin e kursit (grupor apo individual) përcaktohet vetë kandidati. Kursi i rregullt organizohet 3x60 minuta në javë. Ndërsa kursi intensiv sipas përcaktimit të numrit të orëve gjatë ditës nga vetë kandidati .

Financimi

Organizimi i kurseve, për të gjitha nivelet, është me pagesë. Pagesat bëhen nëpërmjet bankës dhe kap shumën:

-          fëmijët parashkollorë, nga 40€ në muaj

-          Për nxënës dhe të rritur, nga 20€ në muaj

Certifikatat

Pas përfundimit të kursit, për të gjithë vijuesit organizohet testimi, dhe varësisht nga suksesi, atyre u lëshohet CERTIFIKATA , për vijimin dhe kryerjen e kursit për nivelin përkatës, e cila përmban edhe pjesën e OBSERVIMIT.


Gjeni më poshtë libratë me të cilat ne ju japim mundësi të shkelqyera mësimi.